FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta pret Ambasadorin e ri të Danimarkës, René Rosager Dinesen, paraqiti Letrat Kredenciale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, zoti René Rosager Dinesen.

Gjatë cermonisë së rastit, Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet si shumë të mira midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Danimarka ka dhënë për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë e të pavarësisë së institucioneve në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen gjithashtu për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të demonstrohet edhe për çeljen së afërmi të negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, nënvizoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të të dy vendeve.

Ecuria e mirë në fushën e turizmit dhe prania e disa kompanive të mirënjohura daneze në tregun shqiptar, na inkurajon në këtë drejtim – u shpreh Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?