FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta me kryeministrin danez: Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimi në Francë me ftesë të Presidentit, Emanuel Macron, ka patur takime me krerë të lartë shtetesh nga Europa, por edhe më gjerë.

Kreu i shtetit shqiptar gjatë takimit me kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen shkruan se gjithmonë ke çfarë të mësosh nga  ky vend, i cili siç thekson Meta, është modeli i demokracisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut.

“I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Presidentit Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedë e përzemërt me Lars Løkke Rasmussen, Kryeministrin e Danimarkës, këtij vendi model të demokracisë e të drejtave të njeriut. Kënaqësi të bisedonim për të ardhmen e marrëdhënieve tona. I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar. ?????

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2000258330020430/?type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?