Meta takohet me Ruçin
Pak pasi ka firmosur dekretin për lirimin e Sandër Lleshit nga statusi i ushatarakut, Presidenti Meta është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në ambientet e “Hotel Tirana” dhe për momentin nuk ka informacione për temën e diskutimeve.
DEKRETI I METËS:
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
KOHA JONË SONDAZH

