Meta uron Marija Pejcinovic Buric për zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme të KiE

Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Marija Pejcinovic Buric për zgjedhjen në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës. Në letrën e Kreut të Shtetit, thuhet se: ”Shpreh besimin se me eksperiencën dhe kontributin Tuaj do t’i jepni një dinamikë të re punës në Këshillin e Evropës, me synim forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe sigurimin e të drejtave sociale, kaq thelbësore për forcimin e një shoqërie demokratike”.

Letra e plotë

E nderuar zonja Zëvendëskryeministre. Zgjedhja Juaj në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta për përmbushjen me sukses të angazhimeve në këtë detyrë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreh besimin se me eksperiencën dhe kontributin Tuaj do t’i jepni një dinamikë të re punës në Këshillin e Evropës, me synim forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe sigurimin e të drejtave sociale, kaq thelbësore për forcimin e një shoqërie demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj, me këtë rast, të shpreh vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e suksesshëm midis Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës, si dhe t’Ju siguroj për angazhimin tim dhe të vendit tim në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij bashkëpunimi, në vijim të përmbushjes së reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që kjo organizatë shumë e rëndësishme evropiane do të drejtohet nga një përfaqësuese e një vendi mik dhe fqinj, Ju lutem pranoni, e nderuar zonja Zëvendëskryeministre, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?