FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri britanik: Peshqit e mëdhenj të kapen, jo të dalin nga rrjeta

Ministri i shtetit britanik për Europën dhe Amerikën Sir Alan Dunkan tha se peshqit e mëdhenj në Shqipëri duhe të kapen dhe jo të dalin nga rrjeta. Në prezantimin e operacioni “Forca e Ligjit” ai tha se krimi i organizuar është një plagë që duhet të luftohet bashkarisht, pasi në të kundërt infekton Shqipërin, Ballkanin, por edhe Britaninjë.

“Krimi i organizuar është një plagë që ne duhet ta luftojmë bashkërisht, pasi na infekton të gjitëve ne këtu në Shqiëpri në të gjithë Ballkanin deri në Mbretërinë e Bashkiar.

Kriminelët po mbushin xhepat në kurriz të qytetarevë që i binden ligjit dhe në kurriz të arkës së shtetit. Duke bërë këtë gjë ata minojnë institucionet shtetërore. Po ashtu, ata nuk treogojnë pikë mëshire ndaj të dobtëve. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë bashkë në shtetet tona. Vlerësoj praninë të 3 ministrave shqiptarë. Kjo tregon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta trajtuar këtë rrezik kompleks nga çdo drejtim i mundshëm. Pra një qasje gjithëqeveritare ka për të qenë thelbësore në rast se do ta fitoni këtë luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka treguar me veprimet e saj kundër kanabisit se çmund të arrijë më vullnetin politik, pra se mund të arrijë gjithcka dhe duhet të ketë një fund në lidhje me mosndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta. Nëse individë të tillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar”, tha Sir Alan Dunkan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?