Ministri Mazniku me zv/kryeministren Balluku në Dibër
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku vazhdon turin e tij nëpër të gjitha bashkitë, ku takon, dëgjon, mban shënime për problemet dhe projektet për investime,etj.
Mazniku ishte në Dibër. Pas takimit shkruan: “Me Belinda Balluku dhe Rahim Spahiu në Dibrën e rilindur mes bukurive të jashtëzakonshme që i ka falur natyra.
Turizmi, agropërpunimi dhe rritja e kapaciteteve në shërbime e tërheqje investimesh, do të jenë disa nga piketat orientuese të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes bashkisë së Dibrës dhe qeverisë”.

KOHA JONË SONDAZH

