Ministri Xhafaj: Luftë krimit, do i godasim me FBI-në
Ministri Fatmir Xhafaj, pas deklaratave bombë të ambsadorëve në prezantimin e operacionit ”Forca e Ligjit”, u shpreh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar.
Xhafaj tha se së bashku me agjentë të FBI, por edhe ekseprtë nga Italia, Gjermania dhe Britania do të godasim kriminelët dhe veprimtarinë e tyre ekonomike. Ministri ftoi edhe opozitën për t’u bashkuar në luftën kundër krimit në Shqipëri për të mirë të vendit dhe të ardhmes së fëmijëve.
“Ne sot shpallim luftën frontale ndaj kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në luftën kundër krimit jemi larg standardit ku duhet të sundojnë ligji dhe drejtësia është e barabartë për të gjithë. Qeveria ka kuptuar rrezikun e krimit për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria ka vullnetin për t’u ballafaquar me këtë sfidë. Jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë për të bërë të mundur që ligjit të triumfojë. Task Forca është vetëm fillimi i një rrugë që do të ndryshojnë situatën në Shqipëri. Agjentë të FBI dhe ekspertë të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë do të prodhojnë rezultate në goditjen e grupeve kriminale kudo qofshin. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar krimin, ne jemi gati të punojmë me këto që nuk e sheh luftën kundër krimit si karrige për pushtet” deklaroi ai”,-tha ministri.
Më tej ministri siguroi se krimi në Shqipëri nuk do të ketë të ardhme, pasi përmes ndryshimeve në kodin penal rezultatet nuk do të mungojnë.
”Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese. Ndryshimet në drejtësinë penale para së gjithash në prokurori, një reformim i shpejtë strukturor dhe njerëzor, unë besoj që do të japin rezultatet”,-shtoi Xhafaj.
KOHA JONË SONDAZH

