Ministri Xhafaj në punë

Edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, që prej mëngjesit të së shtunës, Fatmir Xhafaj është parë të punojë në zyrën e tij edhe gjatë kësaj të dielë.

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, ai nuk do të largohet nga detyra tejet e rëndësishme derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament.

Në një reagim pasditen e së shtunës, Xhafaj shkroi në “Twitter” se nuk ishte ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në parime dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe një ditë më parë, Xhafaj shkoi në zyrën e tij rreth orës 11:57 të mesditës, ku qëndroi për gati 9 orë. Gazetarët qëndruan në pritje të një prononcimi nga ish-ministri, por Xhafaj nuk pranoi të flasë për ta./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?