FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Jashtme: Ja çfarë u bisedua me Greqinë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim të përbashkët për shtyp në lidhje me takimin në Kretë.

“Ministrat Bushati dhe Kotzias zhvilluan bisedime më 10-12 nëntor. Bisedimet mes dy ministrave u fokusuan në çështjet e hapura dypalëshe”, lexohet në njoftim.

“Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Bisedimet janë hap i rëndësishëm për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet”, shton njoftimi për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, thuhet se “u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim”

Swiss Digital Mobile Reklama

DEKLARATA E PLOTË PËR MEDIAT

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Kretë më 10-12 nëntor 2017, duke u fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe.
Gjatë bisedimeve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, u krye një punë substanciale.
Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat  evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.
Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë. Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?