”Mogherini hesht për vilën e Vlahutinit, jo më për Tahirin”

Shefja e Politikës së Jashtme në BE-së, Frederica Mogherini nuk ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri por u shpreh se kjo është një çështje që po trajtohet nga drejtësia.

Pas këtij qëndrimi, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një postimi në Twitter, Manjani shprehet se Mogherini nuk ka folur për vilën që posedon ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin e jo të flas për çështjen Tahiri. Ish-ministri shton se Shefja e BE-së për Politikën e Jashtme, nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi në Shqipëri.

”Mogherini s’ka reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykon, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherin, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?