Monika Kryemadhi: Ky buxhet i shërben vetëm Ramës dhe oligarkëve të tij

-“Ky Kryeministër po synon të krijojë kartel-trojkën e krimit të organizuar, qeverisë dhe oligarkisë”.

I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë deputetë, që në fillim, më duhet ta them se nuk jam e surprizuar që projektbuxheti i 2018-s që nuk do të ishte një dokument i “sponsorizuar” nga interesat e pakicës shqiptare që janë 1%, në kurriz të 99% të shqiptarëve qytetarë të ndershëm. Çdo i madh dhe i vogël në këtë vend e di se një mazhorancë që tjetërson vullnetin e shqiptarëve, tjetërson votën e tyre, siç bëri dhe u faktua në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk e ka për turp – dhe aq më shumë tua ketë borxh “mercenarëve” të tij të krimit të organizuar dhe oligarkëve – që të abuzoj me paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes “taksave-gradaçelë”, apo “koncesioneve gjakpirëse”, sikurse është së fundmi “skema më inovative piramidale” e ashtuquajtura “projekti 1 miliard”, apo siç është në fakt “gropa financiare 1 miliard euro”. Për të qenë e sinqertë, ky projektbuxhet nuk mund të ishte më i mirë sesa “fletushka” e programit qeverisës, 2 muaj më parë. Nuk kisha asnjë pritshmëri se buxheti i vitit të ardhshëm do të ishte një “instrument zhvillimi ekonomik dhe social” për vendin, kur vetë programi qeverisës i kësaj mazhorance nuk kishte asnjë vizion, asnjë strategji, asnjë plan ekonomik se si të shpëtojë “nga skllavëria e varfërisë” qindra-mijëra shqiptarë, që mezi mbyllin muajin, apo shumë të tjerë që, fatkeqësisht, humbasin edhe jetën për të fituar bukën e gojës së familjeve te tyre. Në fakt edhe me projektbuxhetin e vitit 2018 qartësisht konfirmohet se Kryeministri ka vetëm një “recetë ekonomike” në mendjen e tij, të cilën e ka filluar ta vë në zbatim… – “Terapinë e shokut ekonomik për të gjithë shqiptarët” – përmes thellimit të varfërisë, të pabarazisë ekonomike mes të pasurve dhe të varfërve, të polarizimit social, të papunësisë masive – për t’i përdorur si instrumente frike presioni dhe nënshtrimi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë, për tu këmbyer në një kupon, në zgjedhjet e ardhshme”.Fjalën kupon e kam për votën të cilën fletën e votimit e ka kthyer në kupon ushqimor.

Të nderuar kolegë, si mund të jetë ky një buxhet për qytetarët kur rrit taksat për 99% të shqiptarëve dhe i ul për 1% të shqiptarëve? Vetë INSTAT-i i Kryeministrit nuk mund ta fshihte faktin e trishtueshëm që mbi 90% e shqiptarëve konsumojnë më pak, sesa të ardhurat reale që kanë.Pra do të thotë që 10% e këtyre të ardhurave janë rritur në kuptimin e shpenzimeve të jetës.Pra kjo vjen edhe përsa i përket inflacionit dhe përs ai përket mosrritjes së pagave dhe të pensiove. Çfarë morali ka kjo mazhorancë t’ju flasë shqiptarëve për rritje ekonomike, kur nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, por u bën “peshqesh” rritje taksash dhe tatimesh, në një kohë kur vetëm çmimet mesatarisht në këto vite janë rritur të paktën 10%. Si mund t’i konsideroj shqiptarët kaq naivë kjo qeveri, kur parashikon që edhe tatimin mbi të ardhurat dytësore ta rrisë nga 15% në 23%? Për çfarë qeverisje të majtë, për çfarë qeverisje socialdemokrate flet kjo mazhorancë, kur kërkon të 3-fishojë taksën e pronës së banesës për çdo familje shqiptare, nga 15-45 dollarë pavarësisht nëse është në proces legalizimi, apo nuk ka marrë hipotekën e shtëpisë, pra dhe ata do paguajnë taksa, pra dhe ata që janë të paligjshmëm, pra dhe do i fus në burg dhe do i marrë taksa,ndërkohë që taksën e infrastrukturës për hotelet me 5 yje të oligarkëve të pushteti do ta bëjë ZERO! Këtë masë do ta kishte zili edhe qeveria më radikale e ekstremit të djathtë! Për këtë çështje, ne si LSI kemi zyrtarizuar qëndrimin tonë edhe me depozitimin në Kuvend të tre  amendamenteve .Taksë ZERO për banesën e parë për çdo individ apo familje shqiptare!

Swiss Digital Desktop Reklama

A mund të votohet një buxhet që përfshin befas për herë të parë në skemën e TVSH-së 20% mbi 80 mijë biznese të vogla, duke rritur çmimet, duke falimentuar shumicën e tyre dhe duke nxjerrë në rrugë si të papunë qindra-mijëra qytetarë të ndershëm, ndërkohë që nga ana tjetër ul TVSH-në 6% për hotelet me 5 yje të klientëve të kryeministrit. Prandaj ne jemi kundër vendimit të qeverisë për ta ulur pragun e TVSH-së, në 2 milionë lekë. Më e pakta që mund të bëjmë është që të propozojmë të qëndrojë aty ku është po më mirë do të ishte ashtu siç e ka kërkuar shoqata e biznesit të vogël, 8 milionë apo 10 milionë. A ka paradoks më të dhimbshëm sesa fakti që çdo qytetar shqiptar, madje edhe ata që janë me ndihmë ekonomike, apo pensionistët, paguajnë 20% TVSH për ujin, bukën, vajin, miellin, sheqerin etj., të ushqimeve bazike, ndërkohë që klientët pasanik të kryeministrit do të paguajnë vetëm 6% TVSH për bukën ujin, misrin etj. A mund të na thotë Kryeministri – nëse jo jam e bindur që nuk ka një informacion të tillë si shkollëpakët që është sesa është TVSH në vendet europiane. Në qoftë se nuk e di po ja them që është 4% në Itali në Spanjë në shumë vende të tjera ndërsa ne e kemi 20%. Prandaj, ne kemi propozuar si amendament të 3-të, që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20% në 5%, si një masë me impakt direkt në uljen e çmimeve me rreth 15% e çmimeve të bukës do të ulen të paktën ose të mallrave të konsumit do të ulen dhe do të krijojnë  një mundësi për të pasur më shumë bukë në tryezat e tyre shqiptarët e varfër. Si mund të votojmë për këtë buxhet kur fondi i ndihmës ekonomike për mbi 80 mijë familje, për mbi 320 mijë qytetarë, është vetëm 40 milionë euro, pra i bie që një shqiptar i varfër të hajë vetëm një byrek në ditë 300 lekë të vjetra, kur ndërkohë sipas standardeve të Bankës Botërore është 2 dollarë për person në ditë. Ky është realiteti ynë shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mund të pretendojmë se kurojmë plagën më të madhe të shoqërisë tonë, atë të varfërisë, kur japim vetëm një lëmoshë për të varfërit.LSI ka alternativën e saj me “Programin Kundër Varfërisë” si garanci për të ardhurat bazike. Nëse kjo qeveri i kursen shqiptarëve 2 koncesione, si ato që ka dhënë për shëndetësinë, të paktën mbi 80 mijë familje, mbi 320 mijë të varfër, pra rreth 14% e popullsisë mund të lirohet nga “prangat e varfërisë absolute”. Kjo është financiarisht e mundur dhe realiste për buxhetin e një qeverie të përgjegjshme!Sigurisht për këtë qeveri të parërgjegjshme nuk është e mundur. Pra, propozimi ynë si LSI është për një ndryshim rrënjësor të skemës aktuale të “lëmoshës ekonomike”, për t’ju dhënë një shans dhe një dorë këtyre familjeve që të mbijetojnë. Konkretisht, propozojmë që Fondi i Ndihmës Ekonomike të shkojë nga rreth 0.4% e PBB-së në rreth 2% e sa. Kjo do të thotë që mbi 80 mijë familje me mesatarisht 4 anëtarë do t’ju jepet nga qeveria rreth 2$ në ditë për çdo të varfër të këtij vendi për të kapërcyer pragun e varfërisë absolute. Kjo skemë e ndihmës ekonomike do të jetë e mundur maksimumi për 2 vjet për këto familje, sepse ne besojmë se gjatë kësaj periudhe atyre do t’ju jepet një shans për t’u futur në tregun e punës duke e kushtëzuar me trajnimet dhe kualifikimet përkatëse profesionale.

Të nderuar kolegë deputetë, qeveria po na fton të votojmë buxhetin e koncesioneve për të pasurit dhe e lëmoshës për të varfrit! Çdo qytetar që po na ndjek duhet ta kuptoj mirë që kjo mazhorancë me projektin “1 miliard euro” kërkon të fundosë një herë e mirë ekonominë shqiptare, kërkon të pastrojë paratë e drogës dhe hashashit dhe të rrisë borxhin publik në nivele të frikshme që do ta paguajmë shumë shtrenjtë të gjithë ne së bashku dhe gjeneratat e ardhshme. Por ajo çfarë është më kërcënuese dhe rrezik kombëtar për fatet e këtij vendi është fakti që për herë të parë ky Kryeministër po synon të krijojë “kartel-trojkën e 1) krimit të organizuar – 2) qeverisë –3) dhe oligarkisë për të shtënë në dorë çdo aset publik të këtij vendi, për të gllabëruar çdo pasuri shtetërore e mbetur akoma pa u zhvatur dhe për të krijuar një “ sistem plutokratik – ku një grusht oligarkësh qeverisin një popull të tërë”. Ose ku një grusht me 13 kukulla qeverisin një popull të tërë.Ne si opozitë kemi përgjegjësinë e madhe kombëtare që instalimin e “regjimit plutokratik të oligarkisë” në Shqipëri nuk duhet ta lejojmë! Ne nuk do të lejojmë që Kryeministri dhe qeveritarët e tij  të mbushin arkat me para ti hipin avionit dhe të ikin nga Shqipëria,pas asnjë lloj përgjegjësie dhe borxhet ti paguajnë qytetarët shqiptarë dhe fëmijët e tyre.A e dinë shqiptarët se 10 kompani të mëdha, përfshirë disa kompani shtetërore si OSSHEE dhe KESH kanë aktualisht mbi 400 milionë euro detyrime të papaguara ndaj buxhetit të shtetit që ky Kryeministër kërkon t’jua falë, ndërkohë që për qytetarët kërkon sahat edhe për ujin e pisët të pusit, përndryshe i kërcënon me burg? Si mund te jetë ky shteti që duam? Si mund te jetë kjo Shqipëria që duam? Dhe pyetja më kryesore që unë kam “A besojnë shqiptarët që ky projekt-buxheti do të jetë në shërbim të tyre dhe do të zgjidh hallet e tyre? Nuk kam asnjë dyshim që ata nuk e besojnë fare dhe skanë si e besojnë sepse kjo qeveri përfaqëson vetëm 74 mandate të cilat janë të blera dhe të paguara me paratë e krimit drogës dhe me gjakun e shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?