Monika Kryemadhi: Merrjani lekët Ramës për sondazhet e gënjejeni siç ka gënjyer ai 8 vite. Dhe më 25 prill, votë kundër!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me banorë të Vorës.
Në fjalën e saj, Kryemadhi thotë se sondazhet që qarkullojnë nëpër televizione dhe online janë të paguara nga Edi Rama. Ndaj lidhur me këtë çështje ajo bën thirrje “Merrjani lekët Ramës për sondazhet dhe gënjejeni siç ka gënjyer ai për 8 vite, dhe më 25 prill votojeni kundër”!
Më tej, Kryemadhi, tha se LSI i ndihmon njerëzit me vepra dhe jo me mashtrime siç bën qeveria.
Referuar disa deklaratave të qytetarëve, të cilët kanë thanë se u kanë premtuar para në këmbim të votës, Kryemadhi i këshilloi që të merrnin paratë dhe të mos votonin për ta.
“Ne nuk i ndihmojmë njerëzit me mashtrime siç bëjnë ata, ne i ndihmojmë njerëzit me vepra, me program. Jemi të qartë.
Kur ishim dje në Fier, na thanë: Po na vijnë, po na premtojnë për tu futur në punë, po na thonë do t’ju japim para…Unë i thashë; Këta që ju kanë gënjyer për 8 vjet, se i gënjyet ju një ditë…lekët merrini, hyni në punë, nuk fëlliqesh me Ed Ramën që ka 8 vjet që të rren, se e rren ti një ditë”, u shpreh Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

