Monika Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, të largohet Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga selia e kësaj partie deklaroi se nuk do të lejojë që Rama të vijojë me projektin e tij për Shqipërinë. Në një konferencë për mediat, duke përmendur rezolutën e LSI-së e cila u finalizua dje me 8 pika, shtoi se: ”Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë”,-tha Kryemadhi.

”Do të shpëtojmë demokracinë. Rama nuk është zgjidhja e problemit, por problemi. Rama futi në parlament dhe zgjedhje persona me precedent. Ai nuk luftoi të inkriminuarit, por dekriminalizimin. Projekti i Ramës është i pa shpresë edhe pavarësisht lobimeve marramendëse. Vullneti politik i LSI-së është ai i mijëra anëtarëve që refuzojnë drogën dhe krimin. Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë. Rama bëri dje kryepolicin, reforma në drejtësi ka rënë. Rezoluta e konventës së LSI-së është ajo që shqiptarët kanë kërkuar”,-deklaroi ajo.

Vullneti politik i LSI-së është ai i qytetarëve që refuzojnë qeverinë e drogës, vijoj më tej kryetarja e LSI, duke thënë se rezoluta e Konventës së LSI është ajo që shqiptarët kanë kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vullneti politik i LSI është vullneti i qindra anëtarëve të thjeshtë që refuzojnë qeverinë e drogës dhe të krimit, nga një kryeministër që telekomandën e ka në dorë krimi i organizuar. Nuk ka më tani asnjë kohë për të humbur, Rama po i hap përditë plagë të thella Shqipërisë dhe familjes shqiptare. Rezoluta e konventës së LSI është ajo që shqiptarët na kanë kërkuar. Kjo vetëdije politike po forcohet orë pas ore dhe ditë pas dite duke e kthyer në një vullnet popullor”, tha kryetarja e LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1429511087161629/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?