Monika Kryemadhi: Strategjia e qeverisë Rama; vidh, varfëro, nënshtro. Revolta e qytetarëve është shumë e madhe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët  e njësisë 1 në Tiranë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi renditi si një ndër pikat e forta të LSI-së në planin e saj, krijimin e kushteve për të rinjtë, në mënyrë që ata mos të largohen nga vendi.

Kryemadhi theksoi se me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesinistët, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë aktuale. Sipas Kryemadhit, strategjia e kësaj qeverie është: “vidh, varfëro e nënshtro”, ndërsa shtoi se ka presion psikologjik ndaj administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera Kryemadhi tha se revolta ndaj qeverisë është e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Revolta e qytetarëve është shumë e madhe. Ndaj ne si LSI do të krijojmë kushte që të rinjtë të mos ikin. Të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistet. Thanë shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë miliona lekë. Për LSI, 25 prilli është një mision shumë i fortë. 5 prioritet e LSI janë shumë të thjeshta. Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna, pasi ka presion psikologjik ndaj administratës.”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?