Monika Kryemadhi: “Votoni dhe ndryshoni këtë realitet”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo tha se “Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre…

Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej ajo theksoi se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm, sidomos për të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk shikojnë asnjë lloj mundësie jetese dhe punësimi këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?