Monika Kryemadhit i thonë “PO” 99% e votuesve (FOTO)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka vijuar turin e takimeve në qytetin e Fierit. Ndër të tjera ka vizituar edhe tregun e qytetit, ku është njohur me vështirësitë që ka sjellë pandemia apo edhe taksat nga qeverisja aktuale tek tregtarët. Gjatë vizitës në treg i ka pëlqyer një fustan i sugjeruar nga njëra prej shitëseve.
Me thjeshtësinë që e karakterizon, Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto me fustanin që ka provuar, duke pyetur ndjekësit: “Si thoni, ta marr?”.
Mbi 99% e tyre kanë votuar për “PO”. Ç’është e vërteta ky fustan i shkon shumë dhe një rezultat i tillë i sondazhit është mëse i pritshëm. Duke u nisur edhe nga plani i LSI-së për biznesin e vogël dhe jo vetëm, i tillë le të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.
Monika Kryemadhi shfaqet gjithnjë e më e thjeshtë në takimet e saj. Disa ditë më parë madje në një video të ndarë në llogarinë e saj në Facebook, Kryemadhi shihej duke ndarë bukën e bërë vetë nga tepsia dhe më pas ua çon familjarëve të ulur në tryezë. News-31.com



KOHA JONË SONDAZH

