Mori pjesë në protestë, Gjykata vendos: “Arrest shtëpie” për ish-deputetin
Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia, ndërkohë prokuroria kërkoi arrest me burg.
RTV Ora zbardhi deklarimet brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës ku pritet të jepet masa e sigurisë për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia.

Prokurori: “Më datën 18 qershor është njoftuar policia se persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ nr 3 dhe kanë djegur materialet zgjedhore. Është parë dera e prishur, dritaret e e thyera.
Bardh Spahia, Nikolla Marku kane qenë me njerëzit në vendin e ngjarjes. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pasi janë bërë veprimet e para hetimore pasi janë marrë dhe filmimet nga mediat është parë se Bardh Spahia ka kundërshtuar policinë. I dyshuari Spahia ka qenë aktiv dhe është futur në ambientet e shkollës.
Policia e ka thirrur me zë për tu ndalur por nuk është ndalur. Në këto kushte policia mendojmë se ka vepruar drejtë me arrestimin e tij sepse ka vepruar në bazë të nentit 253 të Kodit Penal.
Bardh Spahia: Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që tëe uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër. Morëm informacion se kishte tensione dhe u drejtura nga Shkolla për të qetësuar situatën.
Materialet zgjedhore ndodheshin në ambiente të pambrojtura dhe të pautorizuara. Ishim futur për të qetësuar njerëzit. Aty kishte persona të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike. Gjykata duhet ta vlerësojë sipas ligjit dhe fakteve të vërteta.
Avokati Ivi Kaso: Pranojmë vetëm faktin që klienti im ka eqnë në grumbullimin e njerëzve por për një arsye krejt tjetër dhe legjitime. Jo atë që pretendon prokuroria.
Policia ka pasur ngut. Të priste urdhrin e prokurorit. Porcedurat për arrestimin është e jashtëligjshme. Nuk kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri për ikje. Personi nga ana tjetër ka qenë në aktivitet politik dhe publik. Cila ka qenë arsyeja qe OPGJ ka vepruar me “kaq ngut”? Po flasim për një përfaqësues të popullit dhe ndërkohë që është arrestuar ka qenë duke i shpjeguar popullit shqiptar arsyet që e kanë çuar në revoltë e protestë. Ai ka qenë duke ushtruar një të drejtë të ligjshme si përfaqësues i popullit dhe funksionar i një partie politikej jo vetëm të shkonte të mbështeste bashkinë e Shkodrës por dhe të protestonte kundër uzurpimit të policisë së shtetit.
Pritet vendimi i gjykates.
Ora 11: 42 Deri tani gjykata e Shkoder ka dhënë masën e sigurisë “arrest me 30 ditë burg” për Alfred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, ndërsa “arrest shtëpie për Adi Garuci, Aleks Ndoj dhe Orlando Thepi. Pritet të jepet masa e sigurisë për Bardh Spahinë.

Ndaj tij rëndon vepra penale e parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal. ” Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.
Bardh Spahia mbrohet nga avokati Ivi Kaso. Seanca po ndiqet nga kryetarja e bashkise Voltana Ademi dhe te aferm te tij. Ish deputeti demokrat Flamur Noka e quajti gjyqin politik

Ora 09:28 Bardh Spahia mbërrin në gjykatën e Shkodrës. Policia blindon godinen
Ish deputeti demokrat, Bardh Spahia ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Pritet që të masa e arrestit ndaj tij të caktohet rreth orës 09:30.
Të gjithë kolegët e grupit janë në Shkodër në mbështetje të Bardh Spahisë. Po ashtu para gjykates vihen re dhe mbështetës të opozitës.
Ndërkohë ka dhe prani të konsiderueshme të forcave të policisë. Rreth 70 policë ndodhen para gjykatës, mes tyre edhe efektivë të FNSH-së.
Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit psai u akuzua se kishte marre pjese ne trazirat që ndodhën para KZAZ të ngritur në shkollën “Shejnaze Juka” ku u dogjën materialet zgjedhore.
Edhe mbrëmë pas mbylljes së protestës së opozitës para Kryeministrisë, qytetarët e ardhur nga Shkodra me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi e zhvendosën protestën e tyre para Drejtorisë së Policisë ku kërkuan lirimin e ish-deputetit të këtij qyteti Bardh Spahia.
KOHA JONË SONDAZH

