N/kryetari parlamentit, Murrizi: Mazhoranca nuk ka votat për shkarkimin e Presidentit

Duke sqaruar fjalën e Rudina Hajdarit për shtyrjen e procesit për shkarkimin e Presidentit Meta, deputeti Muslim Murrizi në studion e Top Talk tha se deri më 18 korrik nuk kapen të gjitha etapat për shkarkimin e Presidentit.

Por ai u ndal edhe në një faktor tepër i rëndësishëm në këtë proces, votat e nevojshme për shkarkimin e Presidentit.

Teksa për shkarkimin e Presidentit nevojiten të paktën 94 vota, Muslim Murrizi thotë se mazhoranca nuk e arrin këtë shifër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mazhoranca nuk i ka 94 vota. Ajo të vetat ka 78 deputetë. Koha ka ardhur që edhe për Metën do ta kushtëzojmë votën me prishjen e pazarit të Prillit 2008 (reforma zgjedhore)”, u shpreh Murrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Murrizi u shpreh se pa ndryshime Kushtetuese nuk do të zgjedhje në Shqipëri.

“Pa ndryshuar kjo Kushtetutë e majosur në pisllëkun e Prillit të 2008-s nuk do të ketë zgjedhje. Me këtë Kod, me këtë Kushtetutë nuk do të ketë zgjedhje, në daç të kohshme në daç të parakohshme, quajini si të doni”, tha Murrizi./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?