FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nazistët e Agimit të Artë, fushatë në shkollat greke për Vorio Epirin

Mediat greke raportojnë sot se aktivitet të partisë naziste Agimi i Artë kanë nisur një fushatë për “informim” të opinionit grek lidhur me “Vorio Epirin” dhe atë që e quajnë “vrasjen e heroit Kostandinos Kacifas”.

Ditën e sotme në shkollën e qytetit Chalandri, në zonën e Atikës, aktivistë të kësaj partie kanë shpërndarë pankarta për Kostandino Kacifas, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.

Gazeta “Dokumento.gr“, raporton se bashkë me parrullat për Kacias janë shpërndarë dhe harta për “Epirin e Veriut”. Ky territor gjeografik është Shqipëria e Jugut dhe partia parlamentare Greke, Agimi i Artë ka në programin e saj irredentist bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?