Ndahet nga jeta ish-deputeti Remzi Ndreu

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar, Remzi Ndreu. Politikani i njohur i pas viteve ’90 ndërroi jetë të premten në mbrëmje. Z. Remzi Ndreu është ndër politikanët e parë që vinin nga shtresa e ish të përndjekurve politikë.

Në aktivitetin e tij parlamentar dhe politik, Ndreu ka përfaqësuar interesat e së djathtës duke qenë themelues i PD dhe më pas kryetar i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH). Si pjesë e kësaj force politike, Ndreu ka qenë deputet në disa legjislatura dhe pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha.

Në aktivitetin e tij parlamentar janë të shumta kontributet në hartimin e ligjeve. Ndreu ka qenë anëtar i komisionit parlamentar për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama

Remzi Ndreu ka lindur në 15 qershor 1928 në Sllovë të Dibrës. Pas përfundimit të shkollës pedagogjike, Ndreu punoi për disa vite si mësues. Më pas, gjatë viteve të rinisë, ai ka punuar si gazetar në disa organe të shtypit të kohës. Remzi Ndreu ka qenë për disa vite kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” dhe “Zëri i Rinisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1958 familja Ndreu u godit nga sistemi komunist duke internuar gjithë anëtarët e këtij fisi. Remzi Ndreu u internua në Zharrës të Fierit dhe më pas në fshatin Shtyllas.

Pas rrëzimit të sistemit komunist, Remzi Ndreu u vendos në Tiranë duke u përfshirë që në ditë e parë në proceset demokratizuese në vend, si pjesë e politikës, por edhe e shoqërisë civile me qëndrimet e tij në shtypin e kohës. Remzi Ndrehu është ndër themeluesit e Partisë Demokratike. Përveç aktivitetit politik, Ndreu njihet edhe si publicist dhe autorë i disa librave  historikë dhe politikë.

Në homazhet e zhvilluara sot për Remzi Ndeun ishin të pranishëm mjaft personalitete të politikës, miq, kolegë dhe drejtues të shtetit, si kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryetari i Parlamentit, Namik Dokle, etj.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi figurën e Remzi Ndreut, duke e cilësuar atë si një nga politikanë më të respektuar, pavarësisht qëndrimeve të kundërta politike që kanë pasur. Ndërkohë që edhe pse z. Remzi Nreu është një nga themeluesit e PD dhe ish-deputet i së djathtës, në homazhe u vu re mungesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ish-kolegëve të tij në PD?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?