Ndalimi i studentes, Braimllari mesazh Ramës e Lleshajt: Kujdes! Dita e gjykimit po vjen

Studentja Viosana Kokla është ndaluar sot nga policia për parullat në pallatin ku banonte ambasadori i OSBE. Edhe pse motivet e shoqërimit janë të paqarta, përfaqësues të LSI deklarojnë se ndalimi i studentes është një hakmarrje personale e Edi Ramës. Kjo pasi, gjatë protestave të studentëve në muajin dhjetor, Kokla ishte ndër të rinjtë që debatoi dhe kundërshtoi në publik Edi Ramën.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në një reagim për ngjarjen e cilëson ndalimin e studentes si hakmarrje personale të Edi Ramës.

“Me urdhër politik të Edi Ramës policia ndalon studenten e cila ngriti zërin kundër Edi Ramës gjatë protestave studentore. Edi Rama po merr hak me inat kundër një studente. Ndalimi i Vjosanës tregon qartë qe çdo gjë behet me urdhër politik të Edi Ramës. Edi Rama dhe Sander Lleshaj të bëjnë kujdes se dita e gjykimit te tyre nga qytetarët është e afërt”,- shkruan  Braimllari në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?