Ndarja nga jeta e Flamur Tartarit, Presidenti Meta: Humbëm një mjek dhe intelektual të devotshëm
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të njehur Flamur Tartari.
Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri.
Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.
Iu prehtë shpirti në paqe!”.
KOHA JONË SONDAZH

