FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndarja nga jeta e kreut të PD në Sarandë. Presidenti Meta: Një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet se Hazir Meta ishte një personalitet i përkushtuar për komunitetin e Sarandës.
“Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë. Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?