FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndrangheta/ Zgjerohen hetimet e “Profilit të ulët”, Italia “fut në rrjetë” sipërmarrësin me biznes në Pukë

Prokuroria italiane ka vënë nën hetim dy sipërmarrës të tjerë të dyshuar sa i përket operacionit “Profili i ulët” ku dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë shqiptarë me klanin mafioz të Ndraghetas

Mediat italiane raportojnë se ata janë Gianni Mazzei, i cili është president i shoqatës “Crotone Ance” që merret më ndërtime, si dhe Antonio Melino.

Antonio Melino rezulton të jetë bashkëpronar i një kompanie në Shqipëri me seli në Pukë. Kompania e themeluar në mars të vitit 2019 me një kapital prej 100.000 lekësh ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj vetëm 9 muaj më pas. Çfarë bie në sy, në ekstraktin tregtar të Melinos në Shqipëri përfshihen pothuaj të gjithë sipërmarrjet tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kompani, ka si objekt veprimtarie import-eksportin e të gjithë materialeve të ndërtimit, pajisjeve mjekësore e farmaceutike deri tek ndërtimi i objekteve, shitblerja e pasurive të paluajtshme e deri tek nxjerrja përpunim, tregtim, import dhe eksport të mineraleve të ndryshme si, krom, bakër, kuarc, qymyr, bazalt, inerte si dhe çdo lloj tjetër minerali si dhe të nënprodukteve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?