“Në Elbasan u arrestua një person me dy patenta të Saimir Tahirit”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar arrestimin e një të riu në Elbasan, por që policia e ka fshehur si ngjarje.

Sipas Bashës me 1 nëntor të këtij viti, në Elbasan është arrestuar Orest Lefter Sota pasi nuk i ka ndaluar postobllokut, por pas kontrollit të mjetit i janë gjetur 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi në emër të ish-Ministrit Saimir Tahiri.

Basha i kërkon prokurorisë të hetojë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denoncimi i Bashës

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të sigurta informojnë se:
“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”
Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?