Negociatat, Meta: Politika të përqendrohet te kushtet e Bundestagut

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë sot për “News 24” deklaroi se hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të bëhet e mundur vetëm kur klasa politike të plotësojë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Kreu i shtetit pohoi se çështja e integrimit duhet të zgjidhet vetëm përmes reformave dhe realizimit të standardeve që kërkon BE.

PJESË NGA INTERVISTA E PRESIDENTIT META
Gazetari: Megjithatë zoti President, ne vazhdojmë të ngelemi në një krizë politike…

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Sepse nuk ekziston vullneti politik për ta zgjidhur krizën dhe nuk ka ekzistuar prej një kohe të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: Në këtë kuadër, çështja është te gjetja e një zgjidhjeje dhe pyetja është a janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare një mënyrë zgjidhjeje për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore?

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim që zgjidhja është. zgjidhja për mendimin tim është te qëndrimi që ka mbajtur Bundestagu gjerman. Aty po ta lexojmë me vëmendje i kemi të gjitha kushtet, standardet që duhet të realizojë Shqipëria për të qenë e besueshme për çeljen e negociatave dhe aty duhet të përqendrohet e gjithë klasa politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?