FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë

”Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez për franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje. Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se” zgjerimi i Europës”, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte “një gabim i madh”.

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

”Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?