“Nga dritarja e zyrës së Engel në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër”
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kongresmenin dhe kreun e Komisionit të Jashtëm në Kongres, Eliot Engel në Tropojë.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se “nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë”.
Kreu i shtetit shton se “nga dritarja e zyrës së Tij (Eliot Engel) në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër.
Postimi i plotë në Facebook:
Shumë i lumtur të takoja sot në Tropojën fisnike, mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës me Jashtë në Kongresin Amerikan??, z.Eliot Engel.
Kënaqësi e veçantë të përuronim së bashku një nga rrugët që lidh Kosovën me Shqipërinë?, që tashmë do mbajë emrin e tij, të gdhendur në zemrën e çdo shqiptari.
Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë.
Nga dritarja e zyrës së Tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër.

KOHA JONË SONDAZH

