FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjela: Rama të gjejë paratë për dëmet nga përmbytjet, ose të ikë një orë e më parë

...Ose të gjejë paratë për të kompensuar dëmet e shqiptarëve nga përmbytja, ose Edi Rama të ikë një orë e më parë; që të vijë në drejtim kryeministri që do Uashingtoni dhe Berlini në formimin e qeverisë antikorrupsion…

Nga Spartak Ngjela

Përmbytja do të rreshtet sot; por dëmet janë në të mbjella dhe banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato janë shumë të mëdha, dhe shqipëtarët me kushtetutë kanë të drejtën e kompesimit nga qeveria e tyre, për dëmet që u janë shkaktuar nga kjo përmbytje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, në këtë kohë, qeveria Rama është pa para.

E kompension dot popullin e varfër kjo qeveri pa para?

Kurrë. Do të dëgjoni vetëm gënjeshtra nga një kryeministër që është i çalë nga mendja dhe gënjeshtar.

Vjedhësit e grabitën shqiptarin me portofolin e ministrit, drejtorit dhe kryeministrit, por, tani që nuk kanë çfarë t’i japin; përse rrinë ende në pushtet?

Ku i ka paratë e emergjencës për dëmet natyrorë qeveria Rama?

Nuk ka para!

Atëherë pse rri në drejtim?

Shqiptarët janë në hall të madh: ata kanë në krye një lolo- kryeministër të korruptuar që e ka bllokuar Perëndimi se nuk po bën Reformën në Drejtësi .

Prapë do ta bllokojnë.

Po, përse e do pushtetin pa para ky lolo që po i lodh shqiptarët deri në ekstem?

Vetëm për sëmundjen e tij.

E shihni si është fryrë në fytyrë?

Nga ligësia e ka.

Duhet të ikë urgjent.

Ose të gjejë paratë për të kompensuar dëmet e shqiptarëve nga përmbytja, ose Edi Rama të ikë një orë e më parë; që të vijë në drejtim kryeministri që do Uashingtoni dhe Berlini në formimin e qeverisë antikorrupsion.

Shqiptarët janë në emrgjencën e një fatkeqësie të madhe natyrore. Ata duan ndihma; por këto nuk mund t’i jepen Ramës.

Atëherë duhet të ikë Rama; dhe jo të vuajnë shqiptarët për një kryeministër parazit.

Rama duhet të ikë; sepse nuk e pranon koha. Ai e ka kohën kundër tij.

Nëse mendon se me gënjeshtra fëminore dhe kokëngjeshje, nuk ikën, ta dijë mirë, se do të përfundojë shumë keq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?