FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis mbledhja e kryesisë së PS

Në Partinë Socialiste ka nisur mbledhjen Kryesia e PS-së. Kjo mbledhje u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish deputetit Arben Ndoka.

Kryetari i PS-së ka kërkuar një raport lidhur me emërimet si dhe të vendoset një kqyrje më e thellë për emërimet e drejtorëve rajonalë. Rama duke iu referuar indirekt arrestimeve të djeshme ka kërkuar nga cdo deputet që të identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve.

Nga ana tjetër, kërkohet identifikimi i drejtorëve të tjerë të drejtorive rajonale që nuk kanë plotësuar detyrën e tyre siç duhet. Një tjetër kërkesë e kryeministrit për deputetët e forcës së tij politike ishte që të mbanin shënim dhe të raportonin cdo shpifje ndaj tyre në departamentin Anti Shpifje në partinë socialiste në mënyrë që të ndiqet në rrugë gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?