FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Habilajt trafikantë të dorës së dytë, çfarë bëra pas denoncimit të Zaganit

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi ne News24, ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Ai tha se kur ka marrë informacione për trafikimin e drogës ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Se çfarë kanë bërë institucionet e tjera duhet që gjithsecili ti thojë publikut se çfarë ka bërë. Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar. Është publik pasi është bërë përmes medias dhe zyrtar sepse është bërë nga një punonjës i shtetit. Denoncimi i Dritan Zaganit mund të them se askush nuk u mor me të. Pas saj është ardhja e dosjes nga anti-mafia italiane që kanë konfirmuar faktin se grupi kriminal i Habilajve ka bërë trafik para deklaratës së Zaganit dhe ka vijuar me intensitet pas deklaratës së Dritan Zaganit.

Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtare ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që e diskutuam nuk u ndoqën. Në vitin 2016 erdhën informacionet për problemin e trafikimit të drogës”- tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIJON…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?