Nishani, Ramës: Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka cilësuar të pabaza akuzat e kryeministrit Rama qe pohoi se ‘ish-Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës”.
Nishani thekon se Rama nuk ka njohuri të mjaftueshme ligjore për të qenë i besueshëm, ndersa e cileson si kryeminister i votave te blera.
“Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm! Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera”, thekson Nishani.
Statusi i plotë:
Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!!
“Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?
Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !
Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.
Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.
Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues.
Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !
Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????
KOHA JONË SONDAZH

