Nisin fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës

Pas disa viteve premtimesh nga kryeministrit Rama për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dje më në fund filluan fluturimet e para.

I pari që u nis nga ky aeroport turistik ishte vetë Edi Rama. Avioni ishte tip i ri, prodhuar në një nga ishujt ku nuk tregohen pronarët e bizneseve të mëdha.

Udhëtimi i parë ishte mbi zonat turistike të Bregdetit, duke filluar nga tokat e deputetit të PS së Sarandës, më pas avioni kaloi mbi fshatrat turistikë që gëlonin erë mishi të Nusretit. Pasi udhëtari VIP shijoi zonat rezidenciale oligarkiste avioni fluturoi duke parë zonën e Radhimës ku planifikohen fshatra turistike nga oligarkët. Bëri një fluturim të shpejt deri në Dibër dhe Malësi për të kundruar kanabisin elektoral. Për pak minuta avioni u kthye dhe u ul në pistën e Kuçit të cilin e ka ndërtuar enkas Damian Gjiknuri për t’u strehuar në rast rreziku pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fluturimin tjetër do udhëtojë Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?