Përplasje te Kryesia e Kuvendit, Bardhit dhe deputetëve të përjashtuar u ndalohet hyrja

Kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Kjo situatë ka shkatuar tensione jashtë ambienteve të Kryesisë.

Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?”, thonë Bardhi dhe Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës e Ramës”, dëgjohet të thotë Berisha.

-Për ça i bën ato sy ashtu?

-E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti?

-Keni pirë raki ju?

-Është çmenduri!

Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë!”, dëgjohen të thonë deputetët e opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?