Njerëzit mbi makinë në mes të ujit, Rama poston…

Kryeministri Edi Rama e ka uruar mëngjesin me një video ku shfaqen katër persona të mbetur me makinën e tyre në mes të ujrave të lumit. Ata janë detyruar të hipin mbi mjet për të mos u mbytur. Forcat e shpëtimit janë afruar tek ata dhe i kanë mbartuar edhe mbi shpinë për t’i nxjerrë në tokë.

“Mirëmëngjes,shkruan Rama duke komentuar videon, dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155361412411523/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?