Noka: 21 Janari është dita që akuzon Edi Ramën. Nuk bën dot drejtësi se drejtësia duhet të bjerë vetëm mbi të

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaron se 21 janari është dita që akuzon Edi Ramën, pasi sipas tij kjo është dita që dëshmon se Edi Rama është gati të bëjë gjithçka për pushtetin.

“21 Janari është dita që akuzon  Edi Ramën.

Është dita që dëshmon se Edi Rama është gati të bëjë gjithçka për pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si sot 10 vjet më parë i etur për pushtet, i mashtroi, i mblodhi e i çoi drejt vdekjes…

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas i qau me lot krokodili e çdo vit i mashtronte e i “qante” e ju premtonte drejtësi kur të marrë pushtetin.

Kur mori pushtetin i mashtroi përsëri se do ketë drejtësi kur të vijë “drejtësia e re”.

Sot ka 4 vjet që e ka nën kthetra “drejtësinë e re”, por nuk bën dot drejtësi se drejtësia duhet të bjerë vetëm mbi atë vet.

Ndaj vetëm i mbledh e i mashtron dhe i qan me lot krokodili.

Fajtori është një dhe vetëm një.

Është ai vetë, është Edi Rama.

Ora e tij po mbaron.

Është i braktisur dhe askush s’e ndjek dhe s’i beson.

Mashtrimeve të tij shqiptarët jua kanë pirë lëngun.

25 Prilli dita e ndëshkimit të tij”, shprehet permes rrjeteve sociale ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka.

21 Janari eshte dita qe akuzon Edi Ramen .Eshte dita qe deshmon se Edi Rama eshte gati te bej gjithshka per pushtetin….

Pubblicato da Flamur Noka su Giovedì 21 gennaio 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?