FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka ironi me Spiropalin: Kush ju bë grua Bilalit?!

Seanca e sotme plenare që në nisje shkaktoi përplasje mes PD-së dhe maxhoancës. Akuza pas akuzave, duket se ”gjakrat” u ndezën kur deputetja e PS, Elisa Spiropali, pyeti Lulzim Bashën se ku i gjeti 1 milion dollar për lobim në SHBA.

PD-ja nuk mbeti pas, pasi deputeti Flamur Noka me ironi ju drejtua Spiropalit se kush ju bë grua Bilalit në Amerikë, kush ju vu në krah.

“E thashë qëparë: Mos u merr me të mbyturin se ka rrezik e të mbyt! Kapeni, pyesni njëcikë, Bilalit kush ju bë grua në Amerikë, kush iu vu në krah, ku u gjetën ato para, merruni pak me Bilalin pastaj kaloni në gjëra të tjera?”, tha Noka nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PD-së i referohej taksistit Bilal Shehu, i cili dyshohet se ka pranuar marrjen e 80 mijë dollarëve amerikanë nga kryeministri Rama për fotografinë me presidentin Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?