Noka mbështet protestuesit në Himarë: Shembje selektive, nuk prishen objektet e zyrtarëve të PS
Deputeti demokrat Flamur Noka ka shkuar sot në Himarë për të mbështetur në protestën e tyre, pronarët e banesave dhe lokale që po shemben nga qeveria për t’i hapur rrugën planit të ri urbanistik.
Noka tha se Himara po përdoret si plaçkë, pasi shembjet po bëhen selektive dhe pa drejtësi. “Prishen objekte 100-vjeçare, por jo ato të zyrtarëve të PS, – tha ai. – Ne jemi këtu për të denoncuar dhunën dhe terrorin. Jemi në anën e ligjit. Por, shteti është i kapur prej Saimir Tahirit”.
IKMT rinis me qetësi shembjet në Himarë
IKMT-ja ka rinisur punës sot në mëngjes me shembje të tjera në Himarë, për t’i hapur rugën planit të ri urbanistik.
Ndryshe nga dje, rreth fadromave sot nuk ka protestues.
Dje, dhjetra banorë me flamuj grek të mbështetur nga PBDNJ-ja, protestuan kundër shembjes së banesave dhe lokaleve të tyre, ç’ka bëri të detyruar ndërhyrjen e Policisë dhe FNSH-së për të shmangur përplasjet me punonjësit e IKMT-së.
KOHA JONË SONDAZH




