Noka: Pas 28 qershorit me qeverinë do ndryshojë…

Deputeti i PD, Flamur Noka ka paralajmëruar se Europa nuk do t’i hapë dyert Shqipërisë, dhe pas datës 28 qershor marrëdhënie mes opozitës dhe qeverisë do të ndryshojë.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Noka tha se Rama nuk ka ëndërr Europën, por ëndrra e tij është krimi dhe korrupsioni, ndërsa kërkon të kthejë Shqipërinë në Siri.

”Sot negociatat janë thuajse të pamundura, ndaj Rama për të hyrë në sytë e Europës është gati ta bëjë Shqipërinë Siri vetëm që ta shohin me një sy tjetër. Cila është rruga drejt Europës? Që të heqësh një ministër trafikant dhe të vendosësh një ministër që e ka vëllain trafikant. A mendoni se Europa mund të pranojë një Shqipëri me këto standarde? Ne si opozitë jemi këtu për tju thënë se pas datës 28 qershor marrëdhënie jonë me ju do ndryshojë. Nuk do pranojmë më që Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi, nuk do të pranojmë që në këtë vend të ketë qeveritarë që nuk mendojnë për të ardhmen por vetëm për karrigen e tyre dhe për thasët e tyre”,-tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?