”Nuk po njoh më PD”, Bregu kritika Bashës: Sot si folës i ardhur nga rruga

Nga: Majlinda Bregu

Shumëkush e mban mend një debat miqësor timin me Aldo Bumcin, para 3 vitesh në Parlament Europian, teksa diskutohej për celjen e negociatave e anëtarësimit të Shqipërisë në BE!  Shkaku i gjithë situatës, ishte qëndrimi hipokrit i Lulzim Bashës. Nuk e ndante dot mendjen nëse të votojë pro tekstit të PE-së, ku përkrahej çelja e negociatave, i jepte pike qeverisë apo i hiqte pike opozitës.

E njëjta situatë vazhdoi edhe këto vite. Pro apo kundër celjes së negociatave nuk mund të jetë gjendja e ndërmjetme mes gjumit dhe zgjimit të opozitës, se nga kjo dilemë për t’u përçmuar, humbasin vetëm shqiptarët. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Defaktorizimi i të vetmes garanci që kanë sot Shqiptarët, por edhe rajoni, mosndaljen e perspektivës të europianizimit të tyre, është qasja më e rëndë për një forcë politike, në pushtet apo opozitë qoftë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dua të merrem e t’i rikthehem qëndrimeve të mia e konfliktit me Lulzim Bashën, ndaj celjes së negociatave. Por, duke e parë dhe dëgjuar sot, m’u bë më e vështirë se asnjëherë të njihja partinë në qeverinë e së cilës shërbeva shumë vite me detyrën e Ministrit të Integrimit Europian!

Më dukej si një folës i ardhur nga rruga në foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se në rrugët e një Shqipërie të 1000 halleve, zor se e gjen një person që të përmbledh tek vetja, kaq shumë fodullëk dhe kaq shumë budallallëk në të njëjtën kohë! Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfarë thoshte? Kujt i fliste? Për çfarë gëzohej? Kujt i hidhërohej? Për çfarë ka lobuar e çfarë po pret?!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, nuk mundet që në një fjali me 10 fjalë, tre i ka gënjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetëm tre i ka të vërteta gazetash.

Nuk është normale për një vend ku njerëzit presin të shohin vizionin e të ardhmes tek opozita, që kryetari i PD-së që mbart historinë dhe vizionin e asaj partie, që edhe në ditën më të keqe s’ka qenë asnjë sekondë qesharakë, si sot, të mos dijë të ngrihet në lartësinë e shpresës së shqiptarëve.

Edhe për mua që nuk e kam vleresuar dot kurrë Lulzim Bashën, si të denjë për të drejtuar PD-në, “allishverishi”i pandalur “tjetër bën e tjetër thua”, shto dhe shfaqjen e sotme në parlament, është tallje e rëndomtë me të gjithë shqiptarët, që edhe pse kombi ndër më të vjetrit në Ballkan, ende i duhet të luftojë për të gjetur të ardhmen europiane kundër politikave anakronikë e antihistorikë që thurin ëndrra me sulltanatë.

Mbase e pashmangshme kjo qasje për një personazh të shtatit të Lulzim Bashës, por jo për ata shqiptarë që i kanë ende për zemër fatet e Shqipërisë së vogël në këtë botë të trallisur.

Zoti e ruajt Partinë Demokratike nga ambienti me idenë se bufonada parlamentare e përjavshme e Lulzim Bashës, është opozitarizëm i vërtetë!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?