Nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, reagon Sali Berisha
Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen privatizimit të Partizanit.
“Ai vendim duhet të shkojë në parlament. Nuk futet dot në parti politike. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta imagjino se ç’bëhet për një situatë të thjeshtë. Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal. U them qytetarëve që në qëndrimet e mia s’ka asgjë personale përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre duke mbrojtur Kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta. Përderisa kushtetuta është në fuqi s’ka bandit që të imponojë mua të shkel Kushtetutën“, tha Berisha para gazetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

