Opozita akte terroriste? Luan Rama i përgjigjet Ballës: Lajthitje, e lëshon gojën pa fre
Luan Rama në studion e lajmeve të RTV Ora, iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Parlament se molotovët e opozitës gjatë protestave përbëjnë akte terroriste. Luan Rama tha se në gjuhën juridike kjo quhet lajthitje në objekt.
Beti Njuma: Lulzim Basha deklaroi që jemi në kushtet e një grushti shteti. Sot Taulant Balla tha se opozita po kryen akte terroriste dhe e kishte fjalën për përdorimin e bombave molotov gjatë dy protestave të fundit.
Luan Rama: Edhe lëshimi pa fre i gojës për të etiketuar protestën qytetare si akt terrorist është çështje papjekurie, ose në terma juridike është lajthitje në objekt. Nga ana tjetër natyrisht kemi të bëjmë me protestë nuk kemi të bëjmë me ballo dhe kemi të bëjmë me protestë në kushtet e një revolte qytetare përballë arrogancës dhe sfidimit cinik nga ana e qeverisë përmes fyerjeve dhe talljeve.
Luan Rama kishte edhe një opinion për deputetet e opozitës së re, të cilët i frikësohen një aleance mes Ramës dhe Bashës.
Luan Rama: Ata kanë vlerën e tyre si emra individualë, por flas në kuptimin e përfaqësimit publik, politik dhe të qëndrimit opozitare, për mua ata janë referenca të pavlera.
SHBA i refuzon vizën? Luan Rama: Ja çfarë më tha Petrit Vasili
Zëvendës kryetari i LSI, ka komentuaredhe lajmin se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Rama thotë se nga komunikimi që ka pasur me Vasilin, ai i ka thënë se nuk ka aplikuar për vizë.
Luan Rama: Përpara sesa të vija këtu kam komunikuar me Vasilin dhe nga ai më është thënë se nuk ka aplikuar për vizi. Prej ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump dhe deri sot zoti Vasili ka qenë 3 herë në SHBA me vizë zyrtare. Vizat zyrtare kanë një kondicion ligjor të parashikuar nga legjislacioni amerikan, që kanë kohë të limituar.
Kjo është një çështje e verifikueshme. Duhet parë që është aplikuar për vizië apo jo. Zoti Vasili më tha se nuk ka aplikuar për vizë sepse nuk ka pasur ndonjë ftesë ose nuk ka pasur ndonjë arsye që ai të shkojë në SHBA.
Jashtë të gjithë zhurmës që po bëhet kjo është lehtësisht e verifikueshëm duke iu drejtuar ambasadës së SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

