Paloka, Ramës: Çfarë bëje në Monte Carlo me Dakon dhe Fugën në Prill?

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka jep arsyet e tij se përse nuk preken nga policia ekspontetët e lartë të Partisë Socialiste si: Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, etj.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Paloka shtron edhe një pyetje për politikën, por në mënyrë të veçantë për kreun e qeverisë, Edi Rama

“Çfarë bënin në Prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të “Yacht Club” në Hotel “Fairmont” në Monte Carlo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çfarë statusi ishin këta, në takimin vjetor të njërit prej klubeve private më eksluzive të globit (anëtarët e të cilit janë milionerë dhe miliarderë) në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjtë si Monte Carlo?”- thotë ndër të tjera, deputeti demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë i Edi Palokës në rrjetet sociale

Dikush më pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin, siç bën me të tjerët kur i cenohet interesi i tij?!

Arsyeja kryesore është se Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, e ca të tjerë, janë personazhet që kanë kryer dhe kryejnë punët e pista për Ramën. Ata janë jo vetëm ndërlidhësit kryesorë të Ramës me krimin, po dhe me milionat e parave. E për më tepër, për shkak të kësaj lidhjeje, ata mbajnë të gjithë skelete të Ramës në sirtarët e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptarëve ky që ja nxjerr kokën Rama sa herë është në siklet, Fuga.

Pak kohë më parë ky komsomolasi “modern”, që administron tregun e mediave për shefin e tij, deklaronte se “të thuash që Ramës i pëlqejnë paratë dhe luksi është çmenduri”…?

Çfarë bënin në prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Hotel Fairmont në Monte Carlo?

Me çfarë statusi ishin këta, në takimin vjetor të njërit prej klubeve private më eksluzive të globit (anëtarët e të cilit janë milionerë dhe miliarderë) në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjtë, si Monte Carlo ?

Mos nxitoni të bërtisni “shpifje” se ka edhe më…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?