Paloka: Tahiri sfidon drejtësinë, duke shaluar në 7500 euro mbi kalë…

Ish-ministri Tahiri nesër (e hënë datë 15 tetor 2018) do të jetë para vendimit final të prokurorisë se krimeve të rënda. Pra ose niset për gjykatë ose pushohet dosja hetimore. Por një ditë para vendimit vetë ish-ministri ka postuar një kalerim në kalë. Dikush e merr si relaks, të tjerë si provokim apo sfidë. Ndërsa Edi Paloka i PD shkruan:

Ja deklarata e Palokës:

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7500 euro mbi kalë…

Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!

Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?