Panariti: Opozita më e interesuar se shumica për reformën zgjedhore

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti në një postim në Facebook shkruan se opozita është më e interesuar se shumica për dialogun dhe bashkepunimin për reformën zgjedhore, duke shtuar se një sistem zgjedhor i permiresuar, kod zgjedhor i rishikuar i mundëson asaj përfaqësim, transparencë dhe rotacion pushteti të garantuar.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit

Futuni, se pastaj ju rregullojmë ne! Opozita është më e interesuar se shumica për dialogun dhe bashkepunimin për reformën zgjedhore, sepse një sistem zgjedhor i permiresuar, kod zgjedhor i rishikuar i mundeson asaj perfaqesim, transparence dhe rotacion pushteti të garantuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse opozita e sotme është tani shumica “de facto”! Dhe një sistem perfaqesues dhe transparent e sjell atë pa diskutim në pushtet. Por çfarë na thonë raportet e OSBE ODHIR për zgjedhjet e shkuara?

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëzet përqind i vullnetit të votuesve është i deformuar nga shitblerje e votës, presioni mbi zgjedhjet dhe zgjedhësit. Dhe kaq mjafton ti japesh pushtet në tavoline, pushtetmbajtesit! Sigurisht që kjo nuk eshte as ceshtje sistemi, as kodi zgjedhor, as teknikalitetesh numerimi! Kjo është çështje krimi dhe e lidhjeve të tij me pushtetin. Fakte të këtyre lidhjeve po dalin dukshem dhe bindeshem në siperfaqe.

Pa i prere keto lidhje dhe pa larguar nga politika ndertuesit e tyre, nuk ka asnje kuptim te ndertosh keshtjella mbi rere sistemesh e kodesh zgjedhore. Sepse malavita do të buzeqeshte dhe do të thoshte, po jemi dakord me të gjitha keto permiresime, por futuni njehere ne zgjedhje se pastaj ju rregullojme ne!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?