FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panariti: Shkëputja e qeverisjes dhe e politikës nga krimi, alfa dhe omega e aksionit opozitar

Pjesë nga intervista e deputetit të LSI, Edmond Panariti për televizionin INTV 

Në Shqipëri nuk ka thjesht kriminelë, siç u shpreh dje ish ministri i brendshëm , por ka në mënyrë të faktuar krim të organizuar,  i cili qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi ka ndikuar që të ketë të zgjedhurit e tij si në Parlament ashtu dhe në qeverisjen vendore.

Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës na e kanë bërë të qartë këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte naive të besohet se  kanabizimi i vendit, blerja e votës, presionet dhe shantazhet mbi figura publike dhe grupe të interesit , janë vetëm vepër e individëve të veçantë kriminelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo ! Kjo është e lejuar dhe më pas e shfrytëzuar dhe orientuar nga lart. Jo më kot, OSBE ka deklaruar  se 20% e votës së shqiptarëve është e deformuar nga shit blerja dhe presioni, pra qartazi kemi një deligjitimim të zgjedhjeve dhe të qeverisjes.

Prandaj aksioni opozitar ka për momentin vetëm një synim, shkëputjen e qeverisjes dhe politikës nga krimi .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?