FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paralajmërimi i PD-së: Përgatituni për një skandal më të madh se ai Tahiri

Partia Demokratike me anë të deputetit Flamur Noka, ka paralajmëruar se skandali i publikimit të përgjimeve të bandës së Habilajve, ku përfshihej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është më i vogël se ai që do të dalë së shpejti.

I ftuar në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, Noka u tha: “Prisni se do të dalë një skandal edhe më i madh se ai i rastit Tahiri”.

Deputeti demokrat tha se për këtë ka informacione, por për publikimin e tyre duhet pritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, se kush i ka këto informacione, ai nuk tregoi, por tha se si me rastin Tahiri që i kishin ndërkombëtarët, sërish partnerët do të flasin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?