Parlamenti grek bën një hap pas: Minuta e heshtjes për Kacifas ishte gabim
Byroja e parlamentit grek (krerët e grupeve parlamentare) kanë kritikuar sot mbajtjen e një minutë heshtje për terroristin Kostandinos Kacifas në dhomën e ulët të këtij parlamenti. Drejtuesit e partive kryesore parlamentare në kanë reflektuar duke e cilësuar gjestin e disa deputetëve si të papranueshëm.
Minuta e heshtjes u mbajt të premten nga zv kryetari i parlamentit, Nikitas Kaklamanis, deputet i partisë opozitare Demokracia e Re. Ndërsa propozimi u bë nga deputetët e partisë naziste greke, Agimi i Artë. Ky vendim solli mjaft reagime në politikën greke. Partia qeverisëse SYRIZA e cilësoi si një akt të papërgjegjshëm, për sa kohë që, sipas tyre, kemi të bëjmë me rrethana të paqarta të vrasjes së tij.
Drejtuesi i Byrosë së Parlamentit grek, Nikos Voutsis, tha për mediat se Nikitas Kaklamanis nuk ishte konsultuar me partitë e tjera për këtë vendim.
Deputeti tjetër, Thassis Pafilis, i cili ishte në seancën ku u mbajt një minutë heshtje, tha se propozimi i gjeti të papërgatitur dhe ata nuk patën mundësi të kundërshtonin.
I vetmi deputet që në mbledhjen e Byrosë reagoi ashpër ishte Kristo Papas, i partisë naziste Agimi i Artë. Papas, i cili edhe pse, sipas historianit Arben Llalla, ka rrënje shqiptare është i njohur për sulmet e tij kundër Shqipërisë tha se: “SYRIZA (partia që ka shumicën) po e quan aksident dhe jo vrasje atë që ndodhi me Kacifas. Çfarë pret nga një parti që thotë se nuk ka Epir të Veriut, por Shqipëri të Jugut?”.
Grekët çojë Kacifas në BE. Parlamenti Europan u rrëzon kërkesën për rezolutë
KOHA JONË SONDAZH

