FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti ndërkombëtar për paqen, Ruçi: Kosova kërkon më shumë njohje ndërkombëtare

Në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen para delegacioneve të huaja  pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës.

“Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentar, por dhe qeveritë që ju keni votuar se republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare. 

Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë glogale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës”- theksoi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?