FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partisë së Patozit i ‘dezertojnë’ kandidatët. 21 emra heqin dorë nga Këshilli Bashkiak

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, edhe pse ende nuk dihet fati i tyre, po priten me shumë dëshirë nga partia Bindja Demokratike. Por para se të shkohet në to, forca politike e Astrit Patozit, që reklamon në publik garimin në të gjitha njësitë administrative të vendit, më parë duhet të sigurohet me kandidatët në listat e saj.

Së fundmi, 21 kandidatë të Bindjes Demokratike janë tërhequr nga kandidatura e tyre në listën shumëemërore të kandidatëve për Anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier, në zgjedhjet e 30 qershorit të 2019-ës.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, në kërkesën e shkruar nga përfaqësuesi Astrit Haziz Hoxha, argumentohet se, kjo dorëheqje e shumëfishtë, vjen nga gjithë emrat e renditur në këtë listë, të cilët kërkojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë Astrit Haziz Hoxha kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar prej meje pa dijeninë e personave që marrin pjesë në të. Duke qenë se kjo listë nuk është si shprehje e vullnetit të lirë të personave që ndodhen në të , i kërkojnë KQZ-së të tërheqë këtë listë si më poshtë nga kandidimi”, shkruhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?